Usain Bolt shënon dy herë në Australi

Futboll

Usain Bolt shënon dy herë në Australi

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:58
Usain Bolt

Duket se po hapen shanset e kampionit olimpik në Atletikë edhe për një karrierë profesionale si futbollist në Australi.

Ndërsa ishte i përfshirë në disa momente të mira gjatë 45 minutave të para, Bolt dukej në fushë si një futbollist i gjatë dhe i shpejtë, që vraponte shumë për të pasur ndikim në skuadrën e tij. Vetëm në minutën e dytë, sprinterit iu paraqit një shans i artë për të përdorur shpejtësinë e tij, kur një gabim i mbrojtjes kundërshtare e lejoi atë që të dalë i vetëm, një kundër një, me portierin Macarthur të South West United.

Vetëm disa minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Bolt fitoi një duluftim në gjysmëfushën e kundërshtarit, duke iu drejtuar me top në këmbë portës. Pas kalimit të McCormack, Bolt e shtyu me zell mbrojtësin, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme për të avancuar përpara dhe për goditur fort e shënuar gol.

Por, ky nuk ishte momenti i vetëm kulmor i tij në këtë ndeshje. Në minutën e 72-të të lojës, Bolt shënoi për herë të dytë. Goli kësaj here ishte një përzierje e tmerrshme e gabimeve mbrojtëse të kundërshtarit. Atij iu desh vetëm ta shtynte topin drejt rrjetës.

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, u zëvendësua pas 75 minutash lojë, nën ovacionet e mëdha të tifozëve. Natyrisht, ai ka ende mjaft për të punuar si futbollist, edhe pse “A-League” fillon javën e ardhshme. Mariners ka përpara një vendim të madh për ta marrë në lidhje me kampionin e madh olimpik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat