Kovac i rrethuar, lojtarët i dalin kundër për rregullin e ri - Bota Sot
Kovac i rrethuar, lojtarët i dalin kundër për rregullin e ri

Futboll

Kovac i rrethuar, lojtarët i dalin kundër për rregullin e ri

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 06:01
Niko Kovac

Ditë të vështira për Niko Kovac, i cili tashmë duket i rrethuar në Mynih, sepse mediat po e sulmojnë ashpër dhe gjithnjë e më shumë po flitet për përçarje mes tij e ekipit.

Bild shkruan sot se trajneri i Bayern-it është nën presion të madh dhe i janë kthyer kundër lojtarët, për shkak të metodave të tij stërvitore.

Sipas tabloidit gjerman, lojtarët nuk e pëlqejnë aspak rregullin e futur nga Kovac këtë sezon, që detyron lojtarët të përdorin biçikletën për 20 minuta pas çdo seance stërvitore dhe 30 minuta pas çdo ndeshjeje.

Kovac i jep shumë rëndësi kontrollit të stresit dhe e sheh këtë metodë pune si një mënyrë për të rigjeneruar trupin dhe mendjen, por lojtarët janë shumë të pakënaqur.

Edhe në Frankfurt Kovac zbatonte të njëjtën metodë dhe lojtarët mes tyre bënin shaka, aq sa një batutë ishte bërë e famshme: “Po përgatitemi për Tour de France?”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...