Rritet numri i tifozëve në Camp Nou, zvogëlohet i tyre në Santiago Bernabeu

Futboll

Rritet numri i tifozëve në Camp Nou, zvogëlohet i tyre në Santiago Bernabeu

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 15:47
Camp Nou

Në tetë xhirot e para të sezonit të ri, më shumë se 3 milionë persona ishin të pranishëm në ndeshjet e klubeve të dy niveleve të futbollit në Spanjë, me 2.2 milionë prej tyre të pranishëm në ndeshje të La Ligës.

Përderisa kjo shifër është më e madhe se ajo e sezonit të kaluar, nëse analizohet më thellësisht shihet se numri i tifozëve të skuadrave vendase është më i ulët këtë sezon.

Numri i tifozëve në Camp Nou është rritur, pasi që njërën nga tetë ndeshjet e para të sezonit të kaluar, Barcelona ishte detyruar të luante në stadium të mbyllur, pa tifozë. Sezonin e kaluar, ata kishin rreth 60 mijë tifozë në stadium, ndërsa këtë vit në tri nga katër ndeshjet e zhvilluara në Camp Nou kanë qenë të pranishëm më shumë se 70 mijë tifozë.

Ndërsa, rivalët e tyre, Real Madridi, është duke i humbur tifozët, pasi që këtë vit pasi që në Santiago Bernabeu, mesatarja e tifozëve të pranishëm është 63.5 mijë, dy mijë më pak se shifra e sezonit të kaluar.

Në anën tjetër të qytetit, edhe tifozët e Atletico Madridit të pranishëm në ndeshjet e zhvilluara në Estadio Wanda Metropolitano kanë qenë në numër më të vogël, tetë mijë më pak se sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat