Mbrojtësi Marc Bartra beson se trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique ka sjellë qetësi në Kombëtare.
Enrique u emërua trajner i Spanjës në korrik të këtij viti, dhe deri më tani i ka siguruar tri fitore, dy në Ligën e Kombeve, dhe një ndeshje miqësore.
E mposhti Anglinë dhe Kroacinë në kompeticionin e ri evropian, dhe fitoren e fundit e siguroi në miqësoren ndaj Uellsit 4-1.
“Ai është një trajner që ka në kontroll aspektet taktike dhe ka fituar disa tituj”, tha Bartra, i cili është pjesë e Real Betisit.
“ne e shohim ambicien dhe urinë që e ka trajneri. Kemi një skuadër agresive dhe kompakte, në një atmosferë të mirë”.