Messi i tha JO ekipit që i ofroi tre herë para më shumë se Barcelona

Futboll

Messi i tha JO ekipit që i ofroi tre herë para më shumë se Barcelona

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:17
Lionel Messi

Lionel Messi refuzoi ofertën e Manchester Cityt ku do përfitonte tre herë më shumë se sa te Barcelona, ka zbuluar Khaldoon al Mubarak.

Superylli i Argjentinës ishte i lidhur me një transferim shokues në Angli në vitin 2016, pasi Pep Guardiola mori timonin e menaxherit tek ‘Qytetarët’.

Spekulimet u rishfaqën vitin e kaluar pasi Barca u përpoq të merrte konfirmimin zyrtar për një marrëveshje të re, ku u fol se pesë herë fituesi i  Topit të Artë mund të ishte gati për një fillim të ri.

Në fund, Messi rinovoi kontratën deri në vitin 2021.

I pyetur në një konferencë për mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth një lojtari që City do të donte të kishte nënshkruar, presidenti i Cityt Al Mubarak tha: “Messi”.

”Ne i kërkuam Guardiolës që të flasim me të, i ofruam atij trefishin e pagës që ai ka në Barcelonë, por ai kurrë nuk e pranoi”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat