Përfaqësuesja e Kosovës mbërrin në Ishujt Faroe

Futboll

Përfaqësuesja e Kosovës mbërrin në Ishujt Faroe

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:41
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun dhe u akomodua në hotelin “Foroyar”

Pas një udhëtimi bukur të gjatë me aeroplan, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun dhe u akomodua në hotelin “Foroyar”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ku do që shkohet nëpër botë në çdo cep të botës gjenden shqiptarë. Kështu ishte edhe sot kur në hyrje të hotelit një çift me fëmijët e veshur me flamurin e Kosovës u dëshiruan mirëseardhje ekipit kombëtar dhe ky pa dyshim ishte një sihariq i mirë. Ndërkaq, presidenti i FFK-së Agim Ademi i falënderojë ata që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të ekipit si dhe bëri një fotografi me fëmijët”, thuhet në komunikatë.

Pasdite në orën 17:30 sipas kohës lokale përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa në orën 18:00 Përfaqësuesja do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Kosova luan nesër në udhëtim ndaj Ishujve Faroe nga ora 18:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat