Rabioti është prioriteti kryesor i Milanit

Futboll

Rabioti është prioriteti kryesor i Milanit

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 09:44
Rabioti

Milani është duke kaluar në formë të mirë me Gonzalo Higuainin, i cili po shkëlqen deri më tani në fanellën e “Kuq e Zinjve”.

Pronarët e ri të Milani, Elliott, do të punojnë edhe në afatin kalimtar të janarit pasi dëshirojnë të vazhdojnë përmirësimin e skuadrës së Gennaro Gattusos.

Përveç yllit të Flamengos, Lucas Paqueta, me të cilin klubi italian është afër mbylljes së marrëveshjes, Milani po mendon që ta sjellë në “San Siro” një sulmues tjetër dhe një mesfushor.

Adrien Rabiot është emri i parë në listën e Leonardos, pasi kontrata e tij përfundon në verën e ardhshme me PSG-në, dhe Leonardo ka marrëdhënie të mira me nënën e tij, e cila është agjente e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat