Gashi pjesë e momentit të vitit në kampionatin amerikan, Hyka operohet

Futboll

Gashi pjesë e momentit të vitit në kampionatin amerikan, Hyka operohet

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 10:27
Pamje nga videoja

Shkëlzen Gashi mund të jetë futbollisti më pafat me origjinë shqiptare. Sulmuesin do ta ndjekë gjithmonë mbrapa rasti i humbur ndaj Zvicrës në finalet e “Euro 2016”. Karriera e tij vazhdon të jetë konstante te Colorado Rapids. Java që lamë pas ka qenë pozitive për 30-vjeçarin. Ekipi i tij u rikthye te fitorja pas një krize me 7 ndeshje pa fitore. Skuadra e Gashit fitoi me rezultatin 0-2 në transfertë kundër Minesota United.

Gashi e nisi takimin nga minuta e parë, por nuk arriti të linte gjurmë në këtë ndeshje. Ai u zëvendësua në minutën e 87′ duke bërë një performancë relativisht të mirë. Përtej golave dhe performancës së shqiptarit, ndeshja ndërmjet Minesota-s dhe Colorado-s do të mbahet mend për një rast unik ku shokët e sulmit të shqiptarit  “bombarduan” portën kundërshtare, por goli nuk hyri. Shumë tentativa, por në fund asgjë. Një prej atyre rasteve që të bëjnë të vendosësh duart në kokë.

Hyka – Nuk po kalon momente shumë të mira as Jahmir Hyka me ekipin e San Jose Earthquakes. Skuadra e shqiptarit mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, por të paktën doli nga kriza, pasi barazoi në ndeshjen e fundit 0-0 kundër Cruz Azul në shtëpi. Kjo ishte pika e parë pas 6 humbjesh radhazi. Hyka nuk ishte i grumbulluar për këtë sfidë, pasi është i dëmtuar. Ekipi amerikan bëri me dije se 30-vjeçari i është nënshtruar operacionit dhe do të mungojë për 2-3 javë. Shtatshkurtri kishte dëmtime në pjesën e fytyrës. Ai nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e tij. As Gashi, e as Hyka nuk janë grumbulluar në kombëtare nga trajneri Christian Panucci.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat