Tottenhami nuk e dëshiron largimin e Eriksenit, i ofron kontratë të re

Futboll

Tottenhami nuk e dëshiron largimin e Eriksenit, i ofron kontratë të re

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 11:56
Christian Eriksen

Tottenham do të “luftojë” me Real Madridin në mënyrë që ta mbajë në Londër mesfushorin danez.

Klubi londinez do t’i ofrojë kontratë të re yllit të tij në mënyrë që ta mbajë në skuadër sa më gjatë të jetë e mundur.

Kontrata e Christian Eriksenit me Tottenhamin përfundon në vitin 2020, dhe ai ende nuk ka planifikuar ta vazhdojë atë apo jo, pasi në anën tjetër klubi spanjoll ka shfaqë interesim për të.

Spurs do t’i ofrojë pagë të majme Eriksenit që ta bind në qëndrimin e mëtutjeshëm në Londër.

26-vjeçari ka 233 paraqitje, 57 gola dhe 71 asiste me fanellën e klubit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat