Përplasen

Futboll

Përplasen

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:34
Ballack e Kahn

Çfarë ndodh në kohë të vështira në familje? Dikush bërtet dhe do të largohet, dikush vazhdon të qëndrojë aty, në shtëpi, duke luftuar që gjërat të rikthehen siç ishin.

Në dy kampe gjendet e ndarë aktualisht edhe kombëtarja gjermane ose, thënë më mirë, opinioni sportiv në Gjermani pas disfatës në Botëror. Michael Ballack përfaqëson kritikët e trajnerit Joachim Löw, për të cilin para humbjes së të shtunës me Holandën (3:0) tha se është habitur kur e ka parë duke vazhduar në stolin e “pancerave”.

Krejt ndryshe nga ai mendon legjenda tjetër e futbollit gjerman, Oliver Kahn. Ish-portieri ka luajtur me Ballack-un te Bayern dhe në kombëtare, janë miq edhe sot, por nuk e mbështet për kritikat ndaj Jogit.

“Nuk mendoj se këto fjalë ndihmojnë. Tani është shumë e thjeshtë të dalësh dhe të kritikosh. Pas dështimeve flitet shumë. Për mua është e rëndësishme të mendohet rrugëzgjidhja dhe se si do të jetë perspektiva e skuadrës për të ardhmen”, – është shprehur ish-kapiteni i Gjermanisë.

Pra, mendohu dy herë para se të flasësh, Ballack!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat