Batatina sqaron opinionin, godet ish trajnerin

Futboll

Batatina sqaron opinionin, godet ish trajnerin

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:30
Batatina sqaron opinionin, godet ish trajnerin

Drejtori Ekzekutiv - Sportiv i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina, ka sqaruar opinionin me disa ndryshime dhe sipas tij, ato kanë qenë të paevitueshme. “Gjërat që ndodhen kohët e fundit e kisha të arsyeshme me këtë shkrim të ju drejtohem qytetarëve të Llapit dhe me gjerë. Skuadra e Llapit ka bërë disa ndryshime në organizim dhe në brendësin e saj sepse nuk kalonte çaste te mira, ishte në një krizë shumë të madhe dhe një frymë e zymtë në brendësin e saj. Këtë ia krijoj ish-trajneri, fillojë ta destabilizojë skuadrën, kështu lojtaret filluan duke humbur besimin për fitore dhe trofe.

Ne kemi investuar shumë në lojtar por jo-profesionalizmi bëri që gjashtë lojtar të mbeten jashtë fushës së gjelbër si pasojë e lëndimeve dhe punës jo-profesionale. Ndryshimet ishin të domosdoshme në aspektin profesional sepse humbte i gjithë mundi disavjeçar për të luftuar për trofe. Natyrisht ndryshimet në kryesi nuk ishin të mirëseardhura por këto gjëra ndodhin, ne do të gjejmë forcë për të ecur përpara me kokën lart sepse kontribuojmë për qytetin dhe të rinjtë llapjan. Dua ti falënderojë vëllezërit në Zvicër dhe Gjermani që do të jenë shtylla kryesore në financimin e Llapit duke ju bashkuar edhe disa aksionar te fuqishëm nga qyteti i Podujevës. Llapi do të jetë skuadër stabile për shumë vite.

Për të gjitha kompanitë/bizneset e interesuara që dëshirojnë t'i bashkangjiten rrugëtimit të FC Llapit EVROPIAN i kanë dyert e hapura për të bashkëpunuar, ta ngritim skuadrën e zemrës në nivele sa më të larta Evropiane. Llapi gjithmonë i hapur për ju”, shkruan drejtori Ekzekutiv-Sportiv i KF Llapit, Batatina. Duhet theksuar se ditë më parë Bylbyl Sokoli u shkarkua nga pozita e kryetrajnerit, ndërsa pas tij dha dorëheqje nga pozita e kryetarit Nexhat Dumnica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat