Griezmann: Topi i Artë do të më bënte legjendë

Futboll

Griezmann: Topi i Artë do të më bënte legjendë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:47
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është i fiksuar pas Topit të Artë sepse ai beson se fitimi i këtij çmimi do ta përmbushte ëndrrën e tij për t’u bërë legjendë e Atletico Madridit.

Francezi është në mesin e 30 të nominuarëve për Topin e Artë të vitit 2018, mirëpo nuk konsiderohet si favorit për ta fituar në fund.

“Fitimi i Topit të Artë do të më fuste në histori të klubit”, ka thënë Griezmann.

“Të qenit lojtar në histori të këtij klubi do të ishte një ëndërr dhe krenari për mua. Këtë e dua, dhe po tentoj ta bëj”.

“Jam shumë ambicioz, dhe gjithmonë dua më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat