Valon Berisha kërkon qetësi nga lojtarët e Kosovës

Futboll

Valon Berisha kërkon qetësi nga lojtarët e Kosovës

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 21:27
Valon Berisha

Valon Berisha është deklaruar pas barazimit me Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve.

Valon Berisha ka thënë se ata mund të bënin më shumë, mirëpo ka shtuar se Kosova është në vendin e parë.

“Kemi udhëtuar për fitore, por në fund ishte e rëndësishme që arritëm të marrim një pikë pasi edhe kundërshtarët tjerë barazuan. Jemi të parët në grup, vazhdojmë. Ishte e vështirë, ata u mbrojtën mirë dhe i përgëzoj për këtë”, ka thënë Berisha pas ndeshjes, 

“Nuk duhet të harrojmë se jemi të parët në grup, ndeshjet si mysafir janë të vështira, por edhe fusha me bari artificial nuk ishte e mirë për ne”.

“Për mua ishte 90 minutëshi i parë pas katër muajve, por fizikisht ende nuk jam 100 për qind, por me punë do të përmirësohem”, ka shtuar më tej mesfushori kosovar.

Kujtojmë se Kosova është lidere e Grupit D, Liga 3 në Ligën e Kombeve me 8 pikë, e ndjekur nga pas prej Azerbajxhanit me gjashtë pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat