Berlusconi: Milani nuk po m’pëlqen

Futboll

Berlusconi: Milani nuk po m’pëlqen

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 08:14
Silvio Berlusconi

Dalja e tij e parë sezonale në cilësinë e pronarit të Monzas, për Silvio Berlusconi. Ish-padroni i Milan ishte prezent në stadium për ndeshjen e mbrëmjes së të dielës ndaj Triestina, e përfunduar në barazim 1-1. I kontaktuar nga “Sportitalia”, fjalët dhe komentet e Berlusconit nuk kishte si të mos bënin bujë në mediat italiane, aq më tepër teksa ka përmendur kuqezinjtë, madje duke gjykuar edhe vetë trajnerin aktual të Milan, Gennaro Gattuso.

“Nuk më pëlqen Milani i Gattusos. Tashmë nuk ndjek më Seria A, më intereson vetëm Monza. Nuk kuptoj porse kuqezinjtë luajnë kështu. Unë do të preferoja dy sulmues me Suso pas Higuain. Këta pronarë japin garanci për Milan dhe dinë mirë se nuk mund të bëjnë figurë të keqe. Kanë investuar shumë dhe do të thotë padyshim që duhet ta shesin në një vlerë më të madhe. Higuain është një goleador, që i mungonte Milan-it prej vitesh, por nuk kuptoj pse nuk mbështetet nga një sulmues i dytë, si Suso”, deklaroi Berlusconi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat