Mustedanagiç zbulon listën për eliminatoret e Europianit

Futboll

Mustedanagiç zbulon listën për eliminatoret e Europianit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:44
Mustedanagiç zbulon listën për eliminatoret e Europianit

Trajneri i përfaqësueses U-17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagic, ka bërë publike listën me 23 lojtarë, të cilët do të grumbullohet për eliminatoret e kampionatit europian, që do të zhvillohen pikërisht në Shqipëri, në stadiumet “Elbasan Arena” dhe Roza Haxhiu” të Lushnjës nga data 23 deri më 29 tetor. Kuqezinjtë e vegjël bëjnë pjesë në Grupin 8, së bashku me Azerbajxhanin, Çekine dhe Norvegjinë.

Mustedanagic, i cili njihet për intuitën për të zbuluar talentet e futbollit, është bazuar kryesisht në përpilimin e listës te futbollistë që luajnë në Europë, kryesisht në Itali dhe Greqi, por nuk mungojnë elementët nga Gjermania apo Anglia. Shumë elementë janë edhe nga kampionatin shqiptar, çka tregon vëmendjen që ka patur trajneri boshnjak për futbollin vendës.

Image

Takimin e parë Shqipëria U-17 do të luajë kundër Çekisë, më 23 tetor, në orën 14:00, në “Elbasan Arena”, më 26 tetor me Norvegjinë dhe në ditën e fundit, më 29 tetor, kundër Azerbajxhanit. Objektivi i Shqipërisë në këtë turne është kualifikimi në “Elite Round”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat