Low e di se rrezikon shkarkimin nga Gjermania - Bota Sot
Low e di se rrezikon shkarkimin nga Gjermania

Futboll

Low e di se rrezikon shkarkimin nga Gjermania

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:37
Joachim Low

Kombëtarja gjermane po kalon një periudhë të vështirë.

Tjetër moment i vështirë për Gjermaninë, e cila pas Botërorit zhgënjyes në Rusi gjatë kësaj vere, nuk ka fituar ende në ndeshjet zyrtare.

Vetëm një barazim 0-0 në shtëpi kundër Francës në debutimin në Ligën e Kombeve, pas së cilit vjen humbja e thellë 3-0 kundër Holandës në Amsterdam.

Rezultati i fundit është shumë alarmant, pasi në Grupin 1, tani gjermanët renditen në vendin e fundit dhe rrezikojnë rënien me dy ndeshje akoma për t’u luajtur (njëra kundër Francës nesër mbrëma në Paris).

Dhe tani, Joachim Low, pasi u konfirmua në stol pas Botërorit, duket më pranë se kurrë shkarkimit.

“Është e qartë që duhet të jem gati”, tha trajneri gjerman. “Duhet të bashkëjetojmë me këtë, kur luhet në këtë mënyrë, duhen marrë përgjegjësitë dhe në radhë të parë duhet ta bëjë trajneri”.

“I fsheh ndjesitë e mia, kuptoj se duhet të flitet për vendimet e mundshme të federatës, por kjo nuk është puna ime. Unë duhet të kujdesem për skuadrën”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...