Shaqiri: Ata nuk kanë nevojë të më mbajnë mua të lumtur

Futboll

Shaqiri: Ata nuk kanë nevojë të më mbajnë mua të lumtur

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:59
Shaqiri: Ata nuk kanë nevojë të më mbajnë mua të lumtur

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, nga Stoke City ka kaluar në radhët e Liverpoolit, por nuk është titullar sikurse te City. Megjithatë Shaqiri ka pasur minuta të lojës në Liverpool, në fakt ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke startuar në vetëm dy prej tyre. “Ata nuk kanë nevojë të më mbajnë mua të lumtur. Ky proces ka shkuar mirë deri tani për mua. Natyrisht, çdo profesionist dëshiron të luajë sa më shumë, por ka ende shumë ndeshje në këtë sezon. Përpos kësaj, ne duhet ta shikojmë dhe ta vlerësojë atë që ka arritur ta bëjë deri më tani Liverpooli.

Shumë futbollistë kanë bërë punë shumë të mirë. Për këtë arsye, skuadra nuk është ndryshuar plotësisht brenda natës. Ajo që po ndodhë në Liverpool është pikërisht ajo që prisja të ndodhte. Unë vendosa të transferohesha në Liverpoolin i vetëdijshëm se do e kishte më të vështirë në një klub të këtij niveli sesa në disa klube të tjera, të cilët më bënin oferta”, ka thënë Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat