Kritikohet ashpër

Futboll

Kritikohet ashpër

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:13
Joachim Löw

Shtypi gjerman është i ngopur me Joachim Löw. Panorama e “Mannschaft” është e paqëndrueshme për një vend që krenohet me katër yje në gjoksin e vet. Humbja në Holandë (3:0) e la katër herë kampionin botëror “në litar”, sa i takon kualifikimit në grupin përkatës të Ligës së Kombeve. Një krizë, që i shtohet eliminimit të parakohshëm në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Rusi, çka ka bërë që gazeta “Bild” të shpërthejë.

“Mjaft është mjaft, Jogi”, – përsëriti tri herë sot, në kolonën e tij, Matthias Brügelmann, përgjegjës për botimet sportive në këtë gazetë me shumë ndikim dhe më e shitura në Gjermani. Sipas tij, nesër, kundër Francës, Löw luan me fatin e tij. “Një trajner, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer për dymbëdhjetë vite, e meritonte një shans të dytë për të provuar se ai mund të bëjë më mirë se në të Botërorin e Rusisë. Fatkeqësisht, Löw nuk ka treguar se mund të bëjë më mirë”, – shton Brügelmann.

Joachim Löw kritikohet shumë për mosgjenerimin e të rinjve, që pak më shumë se një vit më parë fituan Kupën e Konfederatave. “Si mund të rritet brezi i ardhshëm, nëse nuk luan? Këtu kam parasysh emra si Brandt, Sané apo Süle. Është ndryshe, nëse mundesh nga Holanda me fytyrat e së nesërmes, sesa me fytyrat e së kaluarës”, – nënvizon më tej përgjegjësi për botimet sportive në “Bild”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat