Lotito refuzon rinovimin e Strakoshës

Futboll

Lotito refuzon rinovimin e Strakoshës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:35
Lotito refuzon rinovimin e Strakoshës

Presidenti i Lazios, Claudio Lotitto nuk e ka pritur aspak mirë kërkesën e bërë nga portieri shqiptar Thomas Strakosha dhe fantazisti spanjoll, Luis Alberto, për të rinovuar kontratën me bardhekaltrit.

Të dy futbollistët mësohet se kanë shkuar në zyrën e numrit 1 të skuadrës bardhekaltër dhe kanë kërkuar rinovimin, me përmirësim të ndjeshëm të termave financiare, por kanë hasur në kundërshtinë e Lotittos.

“Ju mposhti Interi në ndeshjen e fundit dhe vini këtu për të kërkuar më shumë para”, mësohet të ketë thënë presidenti Lotitto, në përballjen me dy futbollistët e skuadrës së tij, duke iu referuar ndeshjes së fundit të kampionatit, më 20 maj.

Në atë takim Lazio u mposht me përmbysje 2-3 nga Interi, duke mbetur jashtë zonës Champions dhe normalist duke arkëtuar shumë më pak para, gjë që duket se Lotitto vijon ta vuajë, ndonëse kanë kaluar disa muaj.

Mediat pranë klubit bardhekaltër raportojnë se vetëm Ciro Immobile dhe Sergei Milinkoviç-Saviç kanë arritur të rinovojnë pa polemika kontratat e tyre me klubin e Lazios, duke qenë se janë dy liderët dhe protagonistët e suksesit të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat