Levante me kontratë të re për Bardhin

Futboll

Levante me kontratë të re për Bardhin

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:00
Levante me kontratë të re për Bardhin

Edhe pse Enis Bardhi po përgatitet në Erevan për ndeshjen e Ligës së kombeve, Armenia-Maqedonia, po ashtu vazhdon të jetë në fokus të mediave spanjolle. Shtypi spanjoll zbulon se drejtuesit e Levantes kanë sjell vendim për t’i ofruar kontratë të re Bardhit. Marrëveshja aktuale ka klauzolë blerëse prej 25 milion euro, shumë të cilën mund ta blej çdo klub serioz dhe për këtë shkak Levante dëshiron ta “betonojë” mesfushorin tonë më të mirë. Në kontratën e re do të futet klauzola prej 50 milionë euro, që do t’i largonte të gjitha klubet që ishin të interesuar deri tani për “dhjetëshen” e tyre. Kësaj vere disa gjigantë spanjoll dhe turk ishin të interesuar për nënshkrimin e Bardhit, kurse ditëve të fundit spekulohet se Sevilla është gati ta sjellë në radhët e veta, pasi Banega është para shkuarjes në Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat