Igli Tare ‘mafia e futbollit’, serbët akuzojnë drejtorin sportiv shqiptar

Futboll

Igli Tare ‘mafia e futbollit’, serbët akuzojnë drejtorin sportiv shqiptar

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:38
Igli Tare

Futbolli në Belgjikë është në një kaos të madh dhe pritet që shumë shpejt të burgosen shumë persona. Operacioni “Duart e pastra” po rritet gjithnjë e më tepër, lëmshi i krijuar po nxjerr gjithnjë e më shumë emra janë nën dyshim për transferime të dyshimta të futbollistëve, shkruan Kurir. Belgët janë duke e goditur mafien e futbollit, duart e të cilëve po arrijnë deri në Serbi.

Në një prej aksioneve më të mëdha të policisë ndërkombëtare, për shkak të mashtrimeve në futboll, janë arrestuar dy bashkëpunëtor serb të Matej Kezhmanit, Urosh Jankoviq, i cili është arrestuar në Beograd dhe Dejan Veljkoviq, të cilit i janë vënë prangat në Belgjikë.

Mirëpo, tani mediet belge kanë zbuluar edhe një emër të ri rreth Kezhmanit. Bëhet fjalë për menaxherin Aleksandar Gruber, i cili para përfundimit të karrierës e ka dërguar Kezhmanin tek BATE Borisov dhe Zenit.

Belgët kërkojnë ndihmë nga gjykata italiane, për shkak të transferimit të Sergei Milinkoviq-Savic, i cili mbërriti nga Genku te Lazio, përmes drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare.

Mediat serbe shkruajnë se aty është i përfshirë edhe trajneri nga Kosova, Besnik Hasi, i cili nga viti 2014 deri në vitin 2016, duke qenë trajner i Anderlehtit. Pastaj ai ishte ulur në baniknat e Legias dhe Olympiacos, teksa tashmë e drejton Al Readin e Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat