Zyrtare: Cutrone vazhdon kontratën me Milanin

Futboll

Zyrtare: Cutrone vazhdon kontratën me Milanin

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:15
Patrick Cutrone

Sulmuesi i talentuar italian ka bindur drejtuesit e klubit, për t’ia vazhduar kontratën. Milani ka rinovuar me Patrick Cutronen kontratën deri në vitin 2023.

20-vjeçari, me golat e tij, ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm për formacionin e Gennaro Gatussos.

Cutrone cilësohet si një lojtar me të ardhme të ndritur, dhe tashmë tifozët, për të cilët është edhe një nga të preferuarit në fushë, ky është një lajm i mirë që do ta kenë akoma për më gjatë në skuadër. 

Sipas medieve italiane, Cutrone do të fitojë rreth një milion euro në sezon, ndërsa marrëveshja nuk përfshin klauzola lirimi. 

Në këtë stinor, Cutrone ka realizuar tre gola me fanellën e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat