PSG-Crvena Zvezda ndeshje e kurdisur – përgjigjet Varratti

Futboll

PSG-Crvena Zvezda ndeshje e kurdisur – përgjigjet Varratti

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:39
Marco Verratti

Mesfushori i Italisë, Marco Verratti insiston që akuzat për kurdisje të ndeshjes Paris Saint-Germain-Crvena Zvezda nuk janë të vërteta . “Ne luajtëm një ndeshje të madhe”

Javën e kaluar gazeta sportive L’Equipe raportojë se njëri nga drejtorët e klubit serb jka tentuar për ta kurdisur ndeshjen në atë mënyrë që PSG të fitojë me pesë gola dallim.

Akuzat thonë se basti për pesë euro është vënë për këtë rezultat dhe në fund të gjithë ngritën vetullat pasi që ndeshja përfundoi më rezultat 6-1.

“Ne nuk kemi dëgjuar asgjë, nuk mendoj se është e vërtetë”, tha Verratti për gazetarët në miks zonë pas fitores së Italisë mbrëmë, siç raporton Culture PSG.

“Ne luajtëm futboll, ne luajtëm një ndeshje të madhe dhe kjo nuk është hera e parë që ne fitojmë me pesë gola përpara. Vitin e kaluar ne kemi fituar disa ndeshje më pesë gola dallim”.

“Këto janë probleme të cilat vinë nga jashtë dhe ne nuk jemi të interesuar për to”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat