Tifozët e Liverpoolit të lumtur me atë që Dier i bëri Ramosit në ndeshjen, Spanjë – Angli

Futboll

Tifozët e Liverpoolit të lumtur me atë që Dier i bëri Ramosit në ndeshjen, Spanjë – Angli

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 08:33
Foto

Çfarë fitore të jashtëzakonshme regjistroi Anglia ndaj Spanjës në ”Benito Villamarin”.

”Tre Luanët” ishin fenomenal gjatë pjesës së parë, ku shënuan tre gola – dopietë nga Raheem Sterling dhe një gol nga Marcus Rashford.

Ashtu siç pritej, edhe ndodhi, Spanja tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë më shumë se dy gola.

Por, Anglia e festoi fitoren duke u bërë vendi i parë që e mposhtë Spanjën në një ndeshje kompetitive si mysafir pas 15 vitesh

Para këtyre skenave, një moment tjetër mori vëmendje të madhe mbrëmë në Sevilla

Bëhet fjalë për ndërhyrjen e rrezikshme të Eric Dier pas 12 minutash lojë ndaj Sergio Ramos, e më pas dyshja në fjalë edhe u fjalosë.

Por, në këtë rast, edhe tifozët e Liverpoolit u shfaqën përkrah mbrojtësit të Tottenhamit, Dier duke e kujtuar finalen e Champions Leagues në Kiev.

Kujtojmë se në finalen e Champions Leagues sezonin e kaluar, Ramos lëndoi rëndë Salah duke ia rrezikuar karrierën afat-gjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat