Cili me notë më të mirë Shaqiri a Xhaka kundër Islandës?

Futboll

Cili me notë më të mirë Shaqiri a Xhaka kundër Islandës?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2018 Në ora: 10:55
Shaqiri në veprim

Zvicra importoi tri pikë të mëdha në ballafaqim me Islandën. Fitorja me rezultat 2:1 ndaj islandezëve ka përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në grupin 2 të Ligës së Kombeve në Divizionin A.

Futbollistët shqiptarë, si kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u paraqitën standardë, kurse Albian Ajeti u fut në çastet e fundit. Prestigjiozja zvicerane “Blick” ka vlerësuar me notë me të lartë Shaqirin se sa Xhakën, kurse Ajeti mbetet pa notë pasi që u fut në fund sfidës.

Image

Xhaka në veprim

Notat sipas “Blick”: Yvon Mvogo 5, Michael Lang 4, Fabian Schär 5, François Moubandje 3, Denis Zakaria 4, Granit Xhaka 4, Haris Seferoviq 4, Xherdan Shaqiri 5, Steven Zuber 4, Mario Gavranoviq 3. Zvicra kryeson grupin me 6 pikë, sa ka edhe Belgjika një pozitë më poshtë dhe në fund është Islanda me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat