Dyshimet për kurdisje të ndeshjes PSG-Cërvena Zvezda, reagon Verrati?

Futboll

Dyshimet për kurdisje të ndeshjes PSG-Cërvena Zvezda, reagon Verrati?

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:14
Dyshimet për kurdisje të ndeshjes PSG-Cërvena Zvezda, reagon Verrati ?

Ndeshja e grupeve të Champions League mes PSG dhe Cërvena Zvezdës ka bërë një bujë të madhe ditët e fundit, teksa dyshohet se mund të jetë kurdisur. Francezët triumfuan me rezultatin 6:1 ndaj serbëve, teksa është bërë më dije që ka pasur luhatje të shumta të koeficientëve. Të shumta kanë qenë shumat e basteve të vendosura për fitoren me 5 gola të parisienë.

Në lidhje me këto akuza ka folur edhe mesfushori italian, Marko Verrati, i cili i është i mendimit që nuk të dëgjohet asgjë nga çfarë thuhet, pasi nuk janë të vërteta.

“Nuk duhet të dëgjojmë asgjë nga çfarë thuhet, pasi nuk janë të vërteta. Ne luajtëm futboll, bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk është hera e parë që shënojmë gjashtë gola, apo fitojmë me pesë gola diferencë. Këto janë probleme të cilat nuk na interesojnë”, deklaroi Verrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat