Iljazi pyet Ibrahimin se ku janë fotografitë, Ibra i përgjigjet!

Futboll

Iljazi pyet Ibrahimin se ku janë fotografitë, Ibra i përgjigjet!

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:43
Iljazi pyet Ibrahimin se ku janë fotografitë, Ibra i përgjigjet!

Ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit Iljaz Spahiu, pyet ish gjyqtarin Vehbi Ibrahimi, për foto që i kanë harruar e kontribuuan shumë në pavarësimin e futbollit të Kosovës nga ai serbosllav. “Një reagim ndaj kryetarit të Gjyqtarëve të regjionit të Mitrovicës, Vehbi Ibrahimit. Me ra në sy dy foto në zyrën e tij ku ishin të vendosur dy foto: njeri i kryetarit të FFK-së të ndjeri Fadil Vokrrit dhe e dyta e kryetarit të SHGJRK-së, Përparim Hasanit dhe nuk ka të keqe asgjë, nuk jam kundër këtyre fotove po jam shumë i zhgënjyer që nuk pash asnjë foto të gjyqtarëve të viteve të 90-ta, të cilët kontribuuan për pavarësimin e futbollit të Republikës së Kosovës, do te ishte rrugës që të ketë foto të ndjerit Ismet Sejdiut, të ndjerit Enver Vocës, të ndjerit Agim Hasanit, të Nysret Prekazit, Rexhep Potokut e shumë e shumë gjyqtarëve tjerë, që nuk ja përmenda emrat mos të harroi edhe Skënder Selmani, kontribuuesin më të madh për pavarësimin e futbollit të regjionit të Mitrovicës dhe mbarë Kosovës, të ndjerin Bedri Hamzën.

Po si të jetë në të jetë në ndërgjegjen e tij si kryetar i gjyqtarëve të regjionit të Mitrovicës, që asnjë herë nuk i përmend në asnjë takim po një gjë e di kungulli mbi ujë nuk shkon gjithë”, shkruan Iljazi. Vehbi Ibrahimi i ka reaguar përmes postimit të Iljazit, duke ia sqaruar gjërat. “I përgjigjem reagimit të ish referit Ilijaz Spahiu i cili ka reaguar për dy foto të cilat gjenden në zyrën e shoqatës të referëve te futbollit të Mitrovicës.

Unë kryetari aktual Vehbi BRAHIMI dua ta sqaroj Ilijaz Spahiun pse i kam vendosur këto 2 foto, këto foto kanë një histori të veçantë dhe një domethënie te madhe për futbollin e Kosovës, me vet faktin me pranimin e FFK në FIFA dhe UEFA po ashtu edhe shoqata e referëve të Kosovës në pranimin e konventës që është realizuar një ëndërr e gjithë futbollistëve dhe akterëve të futbollit ku është prit me vite të tëra.

Sa i përket referëve të regjionit te Mitrovicës që nuk kam vendosur foto të tyre nuk jam fajtor pasi që shumica prej jush gjendeni në shtetet perëndimore dhe unë kam frikë që mos pe harroj ndonjë apo nuk kam ndonjë foto te njërit prej tyre të cilët kanë filluar prej vitit 90-99 dhe nuk e di se kush ka filluar në vitin 90 dhe kush ka qëndruar deri në fund të vitit 99.

Image

Vehbi Ibrahimi

Dhe për ta përmbledhur një histori të tillë duhet të kemi shënimet e sakta, pasi qe historia e një kontributit të referëve nuk është lehtë të shkruhet pasi që ka përgjegjësi te madhe dhe kam frikë se mos po harroj dikën e është një gabim që nuk falet për shoqatën e referëve të futbollit të Mitrovicës, të cilën nuk e kam bërë vet dhe as nuk mundem të shkruaj vet pa ndihmën e juve, por mos te harrojmë se duhet ti shënojmë ata të cilët kanë qëndruar deri në fund të vitit 99 dhe kush është largua viteve me herët dhe kush ka qëndruar deri në fund pasi që duhet të jemi të saktë dhe korrekt për secilin që ka kontribuar që nga dita e parë dhe deri në fund të vitit 99.

Ne nuk do ti harrojmë as Presidentët e parë të FFK të cilët kanë qenë si: Z.AGIM BYTYQI, Z.REXHEP AVDULLAHU,  Z.SABRI HASHANI si dhe legjendën e futbollit Kosovar e Shqiptar Z.FADIL VOKRRI po ashtu dhe Presidentin aktual Z.AGIM ADEMI.

Sa i përket Kryetarëve të shoqatës të referëve të Kosovës nuk e dij kush ka qenë i pari dhe kur janë bërë zëvendësimet me emërime tjera nuk e di këto, ju i dini më mirë se unë pasi që e keni udhëhequr politikën e shoqatës së referëve të Mitrovicës pasi që unë në atëkohë isha vetëm refer aktiv, asgjë me tepër, unë e dij vetëm për Kryetarin aktual Z.PERPARIM HASANI.

Me respekt i përshëndes të gjithë ata refer që kanë kontribuar viteve 90-99.

Unë kryetari i referëve të regjionit të Mitrovicës kërkoj nga ju që të gjitha shënimet te cilat i keni të mi dergoni dhe bashkërisht të shkruajmë një liber për kontributin e dhënë të viteve 90-99”, shkruan Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat