A po shkarkohet?

Futboll

A po shkarkohet?

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:14
Christian Panucci

Trajneri i kombëtares Christian Panucci është ende nën hijen e ish-teknikut De Biasit. Panucci ndryshoi taktikat e lojës, solli në skuadër lojtarë të rinj duke larguar të vjetrit, por që deri tashmë ka rezultuar një kurs negative pasi lojtarët nuk janë ambientuar ende me njëri tjetrin. 
Kulmi ishte në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë ku kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola e cila ka ndikuar edhe në renditjen e përgjithshme të kombëtareve. sipas të gjitha gjasave, Panuçi do të shkarkohet nga drejtimi i kuqezinjve pasi rezultatet nuk janë aspak premtuese.
Ndeshja deçizive për të do të jetë përballja ndaj Skocisë muajin e ardhshëm, ndeshja e fundit e National League ku dhe do të përcaktohen fatet e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat