Trepça ’89 la pa fjalë Lirinë

Futboll

Trepça ’89 la pa fjalë Lirinë

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:42
Trepça ’89 nga Mitrovica

Trepça ’89 nga Mitrovica kthehet me tri pikë të mëdha nga stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren. Prizrenasit mbeten pa fjalë, kurse ‘89-shi falë golave të Martin Mircevskit në minutën e 47-të, Ardian Mujës (86’), Hasan Hysenit (90+1’) e Orges Gavës (90+4’), shënuan fitore me 4:0 dhe siguruan tri pikë të mëdha.

Për Mitrovicasit janë tri pikë që i japin forcë për t’u ngjitur sa më lartë në klasifikim, kurse për prizrenasit është një humbje që e mbajnë në presion të ekzistencës.

Trepça ngritët në vend të gjashtë me 14 pikë, ka pesë më shumë se Liria në pozitën e 10-të.  Në javën  e 11-të, Trepça ’89 pret Llapin, kurse Liria i shkon Drenicës, kurse Flamurtari ndeshet me Ballkanin në Therandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat