Marre, marre, marre... në Prizren!

Futboll

Marre, marre, marre... në Prizren!

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:25
Pamje nga një ndeshje

Liria nga Prizreni, skuadër me renome, assesi ta gjej veten dhe të stabilizohet me rezultate në elitën e futbollit.

Në javën e kaluar u duk se gjërat po vihen në binarë pas fitores si mysafirë me rezultat 1:0 ndaj Gjilanit, por sot i trishtuan tifozët me humbjen me rezultat 0:4 nga Trepça ’89, në kuadër të javës së dhjetë! Tifozët e irrituar nga kjo, nuk mund ta shohin ekipin në gjendje të tillë dhe nga mllefi një numër ka brohoritur rreth 5 minutash: “Marre, marre, marre…”.

Tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë, për faktin se këto rezultate janë të padurueshme dhe nuk i shkojnë për fytyre një klubit me traditë siç është Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat