Ronaldo u kushton shtrenjtë

Futboll

Ronaldo u kushton shtrenjtë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:22
Ronaldo u kushton shtrenjtë

Mbërritja e Cristiano Ronaldos te Juventusi ishte një lajm mjaft i mirë jo vetëm për klubin bardhezi, por për të gjithë kampionatin italian, që prej vitesh kishte humbur shkëlqimin dhe vëmendjen e dikurshme.

Me yllin portugez, vëmendja ndaj Serisë A është më e madhe, ndërsa përveç Juventusit, që ka shitur të gjithë abonimet e vendosura në dispozicion, edhe klubet e tjera kanë përfituar ndjeshëm nga ky transferim.

Kjo pasi në çdo stadium ku kanë luajtur bardhezinjtë, klubet pritëse kanë shitur të gjitha biletat në dispozicion, teksa kanë aplikuar edhe çmime ekstra, për të rritur përfitimet.

Por Cristiano duket se po u kushton shtrenjtë edhe tifozëve të Juventusit, të cilët këtë vit blenë më shtrenjtë abonetë për në “Allianz Stadium”, ndërsa edhe çmimet e biletave në treg janë rritur.

Tifozët bardhezi këtë sezon po paguajnë më shtrenjtë edhe biletat kur Juventusi luan në transfertë, dhe e gjitha kjo vjen nga efekti i pranisë së yllit portugez.

Kështu në ndeshjen Milan-Juventus, e programuar për t’u luajtur në “San Siro” në Nëntor, çmimi i biletës në sektorin e rezervuar për tifozërinë bardhezi, ka shkuar 75 euro, të paktën 20 euro më i shtrenjtë sesa në vitet paraardhëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat