Edhe Messi do të vuante në këtë skuadër të Manchester United

Futboll

Edhe Messi do të vuante në këtë skuadër të Manchester United

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:05
Lionel Messi dhe Mourinho

Klubi anglez po kalon në një periudhë të keqe të rezultateve.

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes ka bërë një tjetër kritikë ndaj ish-skuadrës së tij, duke deklaruar që edhe me Lionel Messin në skuadër ata do të vuanin.

“Djajtë e Kuq”, renditen në pozitën e tetë në tabelë me shtatë pikë më pak se tre kryesuesit e kampionatit, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool.

“Kam ndjesinë se cilido lojtarë që do të luante në këtë skuadër do të haste në vështirësi”, ka thënë Scholes për ESPN FC.

“Mendoj që edhe po që se United do ta blinte Lionel Messin, edhe ai do të vuante në këtë ekip”.

“Kush është më i miri? Messi. Por edhe Ronaldo është i mrekullueshëm”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat