Neuer: Nuk dukej sikur luanim ndaj kampionëve të botës

Futboll

Neuer: Nuk dukej sikur luanim ndaj kampionëve të botës

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:34
Neuer: Nuk dukej sikur luanim ndaj kampionëve të botës

Një ndeshje  e mirë e Gjermanisë e cila kaloi e para në avantazh. Por në fund u mposht nga dy golat e Griezmann në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, protagonistët folën për median gjermane.

Manuel Neuer: Është një ndjesi shumë e keqe kur humbet. Sidomos kur je në avantazh 1:0 dhe ke çdo gjë nën kontroll. Sot kishim një plan të qartë dhe i jemi përmbajtur. Rezultati nuk i përshtatet lojës që bëmë në fushë. Nuk dukej sikur luanim ndaj kampionëve të botës, por ndaj Francës, që kishte frikë nga ne.”

Serge Gnarby: “Në asnjë moment nuk kemi qenë më keq se kundërshtarët. Kemi luajtur me një sistem të ri. Unë duhet të mbaja topin dhe duhet të sulmonim me guxim. Po të kishim shfrytëzuar më mirë kundërsulmet, mund të kishim shënuar golin e dytë.”

Nico Schulz: “Kemi luajtur shumë mirë, edhe në mbrojtje kemi qëndruar mirë. padyshim që është shumë zhgënjyese, që nuk kemi marrë fitoren. Dy herë nuk e kishim mendjen në prapavijë dhe jemi ndëshkuar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat