Rrëfehet Naingolan

Futboll

Rrëfehet Naingolan

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:39
Rrëfehet Naingolan

Raxha Naingolan qartësisht nuk dëshironte të largohej nga Roma. Megjithatë, tashmë që ai është përshtatur te Interi ka akuzuar ish-ekipin e tij se nuk kanë pasur respekt sa duhet për të.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ai ka pranuar se Roma ka bërë përpjekje për ta shitur jashtë, por ai nuk do ta kishte pranuar një gjë të tillë. “Nuk ka qenë faji im. Ata bën gjëra pa më thënë fare dhe nuk erdhën të flisnin përballë si burrat. Roma kishte ndërhyrë në transferimin tim, madje kishin rënë dakort me një klub të huaj por që nuk do ta pranoja kurrë. Më trajtuan si të parëndësishëm, duke vepruar pas shpinës sime”, është shprehur Naingolan

“Më ka telefonuar Spaleti në atë moment dhe nuk jam menduar shumë. Interi është një ekip i organizuar mirë, sepse te Roma presidenti vinte 1 herë në vit.” sqaron belgu.

Ai gjithashtu ka sqaruar edhe efektin e Ronaldos në Itali, ku është shprehur se ai do ti sjellë kampionatit shikueshmërinë, por që do të zgjidhte Mesin përpara portugezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat