Ndeshja me Skocinë, shpresa e fundit e Panuccit

Futboll

Ndeshja me Skocinë, shpresa e fundit e Panuccit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:47
Christian Panucci

Trajneri italian rrezikon të shkarkohet nga stoli i Shqipërisë

Shqipëria ka zhvilluar ndeshje jo të mira deri më tani në Ligën e Kombeve dhe rrezikon seriozisht të bie në Divizionin D, kurrë ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Pikërisht sfida me Skocinë do të jetë edhe vendimtare për trajnerin Christian Panucci, i cili në rast se nuk fiton ndaj skocezëve pritet të shkarkohet nga stoli i kuqezinjve.

Të paktën kështu shkruajnë mediat në Shqipëri, sipas së cilave presidenti i FSHF-së, Armando Duka i ka dhënë ultimatum Panuccit për ta fituar ndeshjen ndaj Skocisë.

Në rast dështimi ai do të largohet dhe Shqipëria do të kërkojë një trajner të ri, i cili do t’i drejtojë kuqezinjtë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat