Pirlo i ri i futbollit italian

Futboll

Pirlo i ri i futbollit italian

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:22
Pirlo i ri i futbollit italian

Sandro Tonali është një nga talentet italian që po pret të bëjë hapin e madh në karrierë. Në Itali janë të sigurt që 18-vjeçari do të jetë pasuesi i denjë i Andrea Pirlos jo vetëm për ngjashmërinë fizike, por edhe për mënyrën e lojës. Prej kohësh disa klube të rëndësishme si Juve, Milan, Inter dhe Chelsea duan të gjejnë një akord të favorshëm me Brescian për të riun, por kërkesa e Massimo Cellinos është 25 milionë euro. Pikërisht zikaltrit po studiojnë idenë e bashkëpunimit me Sampdorian për të marrë 18-vjeçarin, i cili mund të lihet 2 sezone te “dorianët” e më pas të transferohet tek Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat