Bardhi: Ishte penallti

Futboll

Bardhi: Ishte penallti

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 17 tetor 2018 Në ora: 13:06
Bardhi: Ishte penallti

Enis Bardhi ka deklaruar pas ndeshjes se starti ndaj tij në zonë e rreptësisë së Armenisë ishte penallti e pastër.

“Ajo ishte penallti të cilën e panë të gjithë, por jo vetëm referi. Vërtet se kam të qartë si mund të bëhet një gabim i tillë. Lojtari kundërshtarë as topin se ka prekur, pasi direkt startoi në mua. Ajo penallti dhe ai barazim sigurisht do të ndryshonte gjithë rrjedhën e ndeshjes. Megjithatë, kthim mbrapa nuk ka, dhe këtë epizodë të keqe duhet harruar dhe deri në fund të sigurojmë vendin e parë në grup”, tha Bardhi.

Maqedonia pësoi humbjen e parë në Ligën e Kombeve me rezultat 4:0, por vazhdon të jetë e parë në grupin e katër të Ligës “D” me 9 pikë, tre më shumë se Armenia e vendit të të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat