Humb jetën huligani që mori pjesë në incidentin në Beograd

Futboll

Humb jetën huligani që mori pjesë në incidentin në Beograd

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:14
Humb jetën huligani që mori pjesë në incidentin në Beograd

Gjatë natës së mbrëmshme në autostradën A3 në qytetin Ivanic Grad ka ndodhur një aksident i frikshëm në të cilin humbi jetën huligani i njohur kroat Ante Firiq.

Firic ishte një nga pjesëmarrësit në incidentin e madh që ndodhi në Beograd në derbin mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës.

Firiq u përpoq të kalojë rrugën në orët e hershme të mëngjesit, por tre vetura goditën atë, duke lënë të vdekur në vend 27-vjeçarin.

Firiq me disa huliganë tjerë shkaktuan kaos dhe trazira të mëdha në tribunat ku ishin të vendosur tifozët e Partizanit “Grobari”.

Në fund, ata mezi mbetën të gjallë, u arrestuan dhe disa muaj kaluan në një prej burgjeve në Serbi, përpara se të dëboheshin në Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat