Llapi ‘shkund’ Gjilanin!

Futboll

Llapi ‘shkund’ Gjilanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:35
Pamje nga një ndeshje

Llapi nga Podujeva ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Gjilanit, në ndeshjen derbi të javës së dhjetë të Kampionatit të Kosovës. Tri pikë domethënëse për llapjanët që i mban fortë në luftë për kreun e tabelës, kurse Gjilani nuk tregoi atë çfarë pritej. Llapi ka kaluar në epërsi që në minutën e 6-të me golin e Festim Alidemës, kurse Ansi Nika humb penalltinë për gjilanasit pikërisht në minutën e 40-të, kjo edhe i dekoncentroi në një farë forme.

Egzon Sinani shton epërsinë në 2:0 në minutën e 55-të. Në minutën e 66-të Edon Zeqiri me dinakërinë e tij thelloi epërsinë në 3:0, por mysafirët ngushtuan humbjen me golin e Endrien Maganin në minutën e 76-të.

Me një fjalë Llapi shkund me gola Gjilanin.  Llapi ngjitet në vend të dytë me 19 pikë, por ka një takim me shumë se Prishtina në pozitën e tretë me 18 sosh dhe ngec për 4 pikë nga lideri Feronikeli, ndërsa Gjilani bie në renditje i shtati me 14. Në fakt, pas largimit të Bylbyl Sokolit, në vend të tij është kryetrajner Fadil Ademi dhe është fitorja e parë e tij me llapjanët.

IPKO Superliga, java e 10-të

Liria-Trepça ’89   0:4

Flamurtari-Drenica      0:3

Drita-Ballkani      6:1

Llapi-Gjilani         3:1

Feronikeli-Prishtina     u shty

KEK-u-Ferizaj u shty

Tabela

1. Feronikeli     9       7       2       0       23

2. Llapi     10     6       1       3       19

3. Prishtina       9       5       3       1       18

4. Flamurtari    10     4       4       2       16

5. Drenica         10     4       3       3       15

6. Trepça 89     10     3       5       2       14

7. Gjilani  10     4       2       4       14

8. Drita     10     4       1       5       13

9. Ferizaj           9       3       1       5       10

10. Liria    10     3       0       7       9

11. Ballkani    10     2       3       5       9

12. KEK-u           9       0       1       8       1

Në javën e 11-të do të takohen: Ballkani-Flamurtari, Ferizaj-Drita, Drenica-Liria, Trepça '89-Llapi, Gjilani-Feronikeli dhe Prishtina-KEK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat