Histori vërtetë të trishta!

Futboll

Histori vërtetë të trishta!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:38
Franca

Histori vërtetë të trishta! Fëmijë që braktisen, prindër që largohen pa thënë asgjë, derisa sa bëhen të huaj për njëri-tjetrin. Por kur bëhet fjalë për një kampion bote, një gjë e tillë duket paksa e vështirë për ta besuar. Në raste të tilla, kemi dëgjuar që prindër të cilët kanë mësuar se fëmija i tyre është bërë i famshëm, rikthehen, sepse janë penduar ose edhe thjesht për përfitime ekonomike. Por ky nuk është rasti i Lucas Hernandez. Për mbrojtësin e Francës dhe Atletico Madrid, as Kupa e Botës nuk ishte e mjaftueshme për ta bashkuar me familjen.

Lucas Hernandez dhe vëllai i tij Theo, i cili është në pronësi të Real Madridit janë fëmijët e Jean-François, një ish futbollist i cili gjithashtu ka luajtur për Atleticon. Dy fëmijët kanë lindur në Marsejë, por u rritën në kryeqytetin spanjoll. Në një rrëfim për “Le Parisien”, Lucas tregon se prej më shumë se një dekade nuk di asgjë për babanë e tij. “Nuk kam dëgjuar për të që kur kam qenë 12 ose 13 vjeç. Nuk kam pasur lajme nga ai edhe pasi kam fituar Kupën e Botës”.

Një baba që nuk kërkon falje për lehtësi, apo për të shfrytëzuar famën e fëmijëve të tij; asgjë. Edhe për ata fëmijë që kanë pasur gjithçka nga jeta, braktisja nga prindërit në moshë të hershme, mbetet një plagë e hapur dhe që nuk pushon së rrjedhuri gjak. Tani që Hernandez është baba, tregon se nuk e koncepton dot të braktisë fëmijën e tij, për asnjë lloj motivi. “Tani që jam një baba, unë jam më i vetëdijshëm për atë që ka bërë, për faktin se ai ka dështuar totalisht në detyrat e tij si prind. Dhe nesër, nëse do ta takoj, do të flasim për këtë. Por një gjë është e sigurt, as nuk mund të imagjinoj të heq dorë nga djali im, nuk do ta bëja kurrë, për asgjë në botë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat