U përfol se do rikthehej te Reali

Futboll

U përfol se do rikthehej te Reali

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:00
James Rodriguez

Kritikat që ka marrë James Rodriguez për performancat e tij në këtë sezon te Bayerni i Munihu nuk e kanë ulur interesimin e klubeve të mëdha për të. Juventusi është një nga skuadrat që dëshiron ta ketë kolumbianin në skuadër.

“Zonja e Vjetër” tanimë ka filluar ta planifikojë transferimin e James Rodrigezit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro. Për realizimin e këtij transferimi, Juventusi do ta ketë mbështetjen e Cristiano Ronaldos, i cili kishte qenë bashkëlojtar në Real Madrid me kolumbianin, para se të largohej për në Juventus. Për më tepër, sulmuesi portugez dhe kolumbiani e kanë të njëjtin agjent, Horge Mendes.

Megjithatë, kontrollin për këtë gjë e ka Bayerni, ku Hames është në sezonin e fundit si huazim nga Real Madridi. Klubi gjerman e ka opsionin për ta blerë kolumbianin. Nëse Bayerni e aktivizon këtë opsion, atëherë James do të mbetet aty deri në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat