Real ringjall interesin për anglezin 100 milionësh

Futboll

Real ringjall interesin për anglezin 100 milionësh

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:57
Raheem Sterling

Real Madrid pritet të ringjallë interesin për Raheem Sterling pas paraqitjes fantastike të yllit anglez në Seville.

Sulmuesi i Manchester City-t ka shënuar dy herë në fitoren e Anglisë ndaj Spanjës ditën e hënë.

Përfaqësuesit e Madrid ishin në stadiumin Benito Villamarin për të parë paraqitjen e Sterling në UEFA Nations League dhe kanë mbetur shumë të kënaqur.

Gjigantët spanjollë kanë kohë që interesohen për Sterling; ish-trajneri Zinedine Zidane e konfirmoi këtë gjë më 2015-ën.

Në tregun aktual, Sterling do të kushtonte më shumë se 100 mln euro, por City ka frikë se çmimi i tij mund të përgjysmohet në fund të sezonit.

Kjo pasi Sterling akoma nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për një rinovim të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat