Lajm tronditës për Barcën para ndeshjes me Interin dhe Real Madridin

Futboll

Lajm tronditës për Barcën para ndeshjes me Interin dhe Real Madridin

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:33
Samuel Umtiti

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Samuel Umtiti në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit.

Samuel Umtiti është lënduar dhe do të mungojë në tri ndeshje shumë të rëndësishme për Barcelona.

24 vjeçari është lënduar në grumbullimin e fundit te Kombëtarja e Francës, dhe pritet të mungojë në tri ndeshjet e radhës.

Umtiti nuk do të mund të ndihmojë ekipin e tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Sevillas.

Dy ndeshjet tjera shumë të rëndësishme ku do të mungojë Umtiti, do të jenë ato me Interin në Ligën e Kampionëve, dhe kundër Real Madridit në ‘Camp Nou’ më 28 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat