Barcelona për pak sa nuk ja shkatërrojë jetën këtyre lojtarëve

Futboll

Barcelona për pak sa nuk ja shkatërrojë jetën këtyre lojtarëve

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:44
Paco Alcacer

Paco Alcacer ka shënuar shtatë gola me Borussia Dortmundsin dhe tri të tjera me Spanjën, ka kthyer buzëqeshjen e tij në fytyrë me sulmuesin i cili është duke e shijuar lojën e tij pas largimit nga Barcelona

Pas largimit nga Valencia më 2016 për në Camp Nou, ai pati 50 paraqitje, vetëm në 22 prej tyre ishte startues.

Në ligë, ai luajtu shumë pak, pak më shumë se 1500 minuta për dy sezone sa ishte në Barcelonë, me dy vite ku nxehu bankën, e ku shihej se ka ngecur në karrierën e tij.

Koha e shkurtër e lojës në Kataloni bëri që ai të mos ftohej për Spanjën që nga marsi i vitit 2016 dhe u desh të ftohet vetëm pasi u largua nga aty këtë verë.

“E lashë Barcelonën sepse desha të jem i lumtur kur luajë futboll”, kishte thënë ai disa ditë më vonë.

Rasti i tij nuk është i vetmi, përderisa ka edhe disa shembuj të tjerë të disa lojtarëve që karriera e tyre kishte ngecur për shkak se kishin pak minuta për të luajtur në Barcelonë.

Thiago Alcantara ishte një tjetër lojtarë që ka mbështetur komentet e Alcacer, derisa njëjtë ishin edhe Thiago Motta dhe Cristian Tello.

Pas Tellos, Marc Bartra ishte njëri që nuk kishte minuta për të luajtur në Camp Nou i cili po ashtu u largua për në Betis, i cili po kalon formë të mirë në Dortmund si Alcacer.

Si Alcacer, edhe ai e dëshmoi vetveten se është një lojtar që ja vlen të ftohet për Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat