Sigurjonsson u shpreh për Blick pas problemeve me Shaqirin

Futboll

Sigurjonsson u shpreh për Blick pas problemeve me Shaqirin

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:33
Shaqiri

Shqiptari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vetëm pas ndeshjes Zvicër-Islandë e ka kuptuar se kush është në të vërtetë Runar Mar Sigurjonsson.

Ai pati disa momente të vështira në fushë me 28-vjeçarin në Ligën e Kombeve, ku Zvicra fitoi 2:1.

Pas ndeshjes, Shaqiri u tregua i drejtpërdrejtë, duke e pranuar se nuk e dinte se Sigurjonsson luan në vendin që ai e përfaqëson, Zvicër te Grasshoppers.

“Ai luan te Grasshoppers?”, pyeti Shaqiri pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. “Ishte pak agresivë…”.

“Sikur të gjithë lojtarët teknikë, më duhet të mbroj vetën. Nuk mund të them gjithmonë, hajde goditëm, por tentoj të qëndroj i qetë pas momenteve të tilla”.

Në anën tjetër, Sigurjonsson u shpreh për Blick pas problemeve me Shaqirin” “Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë. S’ka problem, është harruar gjithçka tashmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat