Mbappe dhe Griezmann rivalizojnë Messin dhe Ronaldon për Topin e Artë

Futboll

Mbappe dhe Griezmann rivalizojnë Messin dhe Ronaldon për Topin e Artë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:33
Mbappe dhe Griezmann

Pas një dekade, dominimit Ronaldo-Messi në garën për Topin e Artë duket se do t’i vijë fundi. Në Paris më tre dhjetor me shumë gjasa ai që do të ngrejë trofeun më të lakmuar individual do të jetë një futbollist i përfaqësueses franceze.

Ata që duket se janë më përpara në këtë garë janë pikërisht Antoinne Griezmann dhe Kylian Mbappe, ndërkohë që nuk duhet nënvlerësuar as Luka Modriq, fituesi i Çmimit të Lojtarit më të Mirë të FIFA dhe UEFA.

Në fakt në javët e fundit janë rritur ndjeshëm shanset e dy sulmuesve kampionë bote për të fituar Topin e Artë, ku janë 173 gazetarë që votojnë.

Nuk është vetëm trofeu i Kampionatit Botëror i fituar ngjatë kësaj verë që i bën këta dy futbollistë pretendentë, por edhe forma e treguar prej tyre në klubet respektive, Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Griezmann ka avantazhin se ka fituar më shumë trofe ndërkombëtarë se Mbappe, Ligën e Evropës dhe Superkupën Evropiane, ndërsa 19 vjeçari ka statistika fantastike përsa u përket golave të shënuar; 7 gola dhe 3 asistime në 10 ndeshje me Paris Saint Germain dhe 9 gola me Francën të gjitha këto vetëm në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat