Reali nis kontaktet me Conten

Futboll

Reali nis kontaktet me Conten

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:59
Antonio Conten

Julen Lopetegui është nën presion të madh, pas një serie të dështimeve, ku skuadra e tij nuk ka mundur të realizojë të paktën një gol në katër ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar një barazim dhe tri humbje.

Real Madridi, ka pësuar humbje nga Sevilla, CSKA Moska dhe Alaves, kurse ka barazuar me Atletico Madridin.

Duke parë situatën jo të mirë në skuadër, presidenti Florentino Perez po mendon ta gjejë zëvendësuesin e Lopeteguit.

Sipas Corriere dello Sport, Reali tashmë ka kontaktuar me Antonio Conten, për ta pyetur nëse është i gatshëm ta marrë drejtimin e “Los Blancos”.

Trajneri italian vazhdon betejën gjyqësore me Chelsean, pas shkarkimit që i ka bërë klubi anglez, i cili madje refuzon të paguajë 10 milionë euro të cilat ai i kërkon si dëmshpërblim për shkarkim nga puna.

Por, një ofertë nga Reali mund ta bëjë Conten që të heqë dorë nga ato para dhe të nënshkruajë me madrilenët.

Ndeshjet e radhës ndaj Levantes, Viktoria Plzen dhe sidomos El Clasico me Barcelonën do të jenë vendimtare për të ardhmen e Lopeteguit me Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat