Dybala pushon ndaj Genoa, Juventusit i rikthehet “plangprishësi”

Futboll

Dybala pushon ndaj Genoa, Juventusit i rikthehet “plangprishësi”

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:05
Paulo Dybala

Tetë fitore në po kaq ndeshje kampionati të luajtura, vetëm 5 gola të pësuar. Juventusi ka vendosur t’ia zgjasë jetën kësaj ecurie të suksesshme dhe të ndjekë rekordin e Romës së Rudi Garcia në sezonin 2013-2014. Atëherë, verdhekuqtë do të regjistronin dhjetë fitore radhazi në fillim të turneut.

Pengesa e radhës për bardhezinjtë do të jetë Genoa, e freskët nga ndryshimi i trajnerit, pas humbjes në shtëpi kundër Parmës. Ivan Juric është kthyer për herë të tretë në stol, për të zëvendësuar Davide Ballardini, i kritikuar ashpër nga presidenti Enrico Preziosi për mungesën e njohurive teknike dhe taktike.

Massimiliano Allegri duhet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Paulo Dybala do ta nisë nga stoli, pas pesë ndeshjeve radhazi si “motorino” i kampionëve italianë, në kampionat dhe Champions.

Argjentinasi ka marrë një goditje gjatë miqësores së luajtur mes Brazilit dhe Argjentinës, duke e lënë fushën në pjesën e dytë, pas një problemi të muskujve, që ende e shqetëson personelin mjekësor të Juventusit. Ky i fundit do ta ruajë Dybala, që ta ketë gati për ndeshjen në “Old Trafford”, kundër Manchester United, e planifikuar të luhet të martën në mbrëmje.

Një pushim, që ndoshta do të vinte në çdo rast, duke marrë parasysh angazhimin e dyfishtë me Albiceleste dhe udhëtimet interkontinentale të ish-lojtarit të Palermos. Kandidat për të startuar kundër Genoa është Douglas Costa. Braziliani është shëruar plotësisht nga lëndimi në kyçin e këmbës dhe “adductor”, ndaj është gati për të qenë në fushë nga minuta e parë.

Kjo do të ndodhë për herë të parë pas 19 shtatorit, data e paraqitjes së tij të fundit në Valencia. Ai e ka përmbushur pezullimin me katër ndeshje nga Disiplina, pasi pështyu Federico Di Francesco, ndaj mund të jetë pjesë e “tridentit” bardhezi këtë fundjavë, me Cristiano Ronaldon dhe Mandzukic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat