Shqiptarë për herë të parë në grupet e Europa Leagues

Futboll

Shqiptarë për herë të parë në grupet e Europa Leagues

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:56
Shqiptarë për herë të parë në grupet e Europa Leagues

Shqiptarë për herë të parë në grupet e Europa Leagues, ja gjyqtarët që do vendosin drejtësi

Arbitrat shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje në fazën e grupeve të Europa Ligës. “Panorama Sport” mëson se “bilbilat” shqiptarë do të jenë në Qipro, për përballjen e së enjtes për të vendosur drejtësi në stadiumin “GSP Nikosia”, ku AEK Larnaka do të sfidojë skuadrën e Ludogorets.

Ka mësuar se arbitri kryesor në këtë takim do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji. Më tej, ndihmësit e tij të parë do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Kjo është hera e parë që një trupë arbitrash shqiptarë ngjitet në këtë nivel të futbollit europian. Më tej, arbitër i katërt do të jetë Ridiger Çokaj. Në ndeshjet e Europa Ligës ka edhe gjyqtarë të linjës dhe për këtë takim janë caktuar Juxhin Xhaja dhe Kridenc Meta. Ndeshja mes AEK Larnaka dhe Ludogorets starton më 18:55, e vlefshme për Grupin A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat