Brahimi: Ilaz, me detyrove që të tregoj kush ka qenë dallavergjia i viteve 90-96!

Futboll

Brahimi: Ilaz, me detyrove që të tregoj kush ka qenë dallavergjia i viteve 90-96!

Nga: K. Goca Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:23
Brahimi: Ilaz, me detyrove që të tregoj kush ka qenë dallavergjia i viteve 90-96!

Ish gjyqtari i mirënjohur, Ilijaz Spahiu, vazhdon luftën e tij, duke kërkuar të vërtetën për futbollin e Kosovës. “Për do servil dhe për do pandërgjetësimit që flasin pa fakte dhe argumente ndaj një personi që dha shumë për pavarësimin e (sportit) sidomos futbollit të nderuarit e te respektuarit Skënder Selmanit, unë personalisht u detyrova ta postoj një shkrim nga libri i gazetarit të njohur z. Gani Kasumit për ata servil që mundohen të abuzojnë dhe te manipulojnë me një të vërtet lë të vije turp, turp atyre që mundohen të ja humbin mundin dhe sakrificën ndaj këtij kontribuuesi të madh të sportit në të gjitha lëmit sidomos futbollit”, shkruan Spahiu. Vehbi Brahimi, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Rajonit të Mitrovicës, ka reaguar menjëherë.

Image

Postimi i Spahiut

“Për hir të realitetit dua që ti tregoi Ilaz Spahiut se unë nuk jam një person që e përdori rrjetin social-facebook-un as për gjëra të mira por as për gjërat e këqija, por me detyrove që të tregoj kush ka qenë dallavergjia i viteve 90-96. Së pari t’u kisha lut që ta shpalon ditarin që e ke sepse i ke shënimet e sakta të ndeshjeve tua, ku njëra prej tyre është ndeshja të cilën e ke referuar me dallavere nëse don ta përkujtoj që ka qene ndeshja në fushën e Flamurtarit, ku është zhvilluar në mes të KF Rilindjes nga Prishtina dhe KF Tërnovci nga Bujanovci, ku na u është bashkangjitur ky klub vetëm për inati të regjimit serb, ndërsa ti i dëshpërove me dallaveret e tua. Ndeshja është zhvilluar për gara të play-off-it për t’u futur në ligën unike. Dy asistentët e tu ishin të pranishëm në kohën e caktuar, kurse ti si refer kryesor je vonuar për 45 minuta, ndërsa shkakun e vonesës e din ti mirë.

Image

Postimi i Brahimit

Në këtë ndeshje ekipi nga Tërnovcit tri herë ka udhëhequr, kurse ti me referimin tuaj tri herë ja keni barazuar dhe në fund të ndeshjes ekipi i Rilindjes ka fituar 4:3. Pas përfundimit të ndeshjes je sulmuar fizikisht nga të gjithë të pranishmit që ishin në tribuna, kurse asistentët e tu, i ndjeri Agim Hasani dhe po ashtu i ndjeri Ismajl Isufi fare nuk janë sulmuar përkundrazi disa persona të klubit Tërnovci i kanë shoqëruar deri në zhveshtore pa asnjë problem me të voglin, kurse juve ju ka nevojitur gjysmë ore duke u munduar me ik nëpër fushë por e kishe të pamundur, pasi që aty ishte një numër i madh i tifozëve që të ndjeknin dhe nuk kishe se ka me ik. Për çudi nuk të mjaftoi ajo që të ndodhi e ku prapë këtë e përsërite në ndeshjen KF Kika dhe KF Prishtina ku u mbyll me fitoren e KF Prishtinës.

Edhe në këtë ndeshje të kanë sulmuar të gjithë të pranishmit e kësaj ndeshje kurse asistentet e tu Isa Mustafa dhe Lulzim Devqe nuk kanë shpëtuar nga sulmi për shkakun tënd ku janë goditur nga pak por jo sikur ti, këtë e kanë thënë fjalët e tua nga goja e jote, se për fajin tim janë sulmuar edhe asistentët, këtë e ke thënë në shtëpinë tënde kur kemi ardhur në vizitë me kryetarin e atëhershëm, të ndjerët: Enver Voca, Agim Hasani, Ismajl Isufi, e në mesin e tyre kam qenë edhe unë dhe shumë koleg të tjerë e që ka qenë shumë e vështirë për në kur kemi pa gjendjen tënde, me nofull të thyer po ashtu brinjët, këmbët e mavijosura e ma e vështira ka qenë kur e kemi pa bashkëshorten tënde duke të dhënë ujë me lugë dhe kjo e tëra ishte bërë nga dallaveret e tua. Për këtë ndeshje janë përmbi se 50 foto e në qoftëse të nevojiten i kërkon nga Bajram Vranja.

Pasi që më nuk te mbeti me referu shkove në Perëndim, kurse unë kam mbet këtu duke referuar dhe duke u marrë me çështje të referimit deri në ditët e sodit. Unë nuk dua më të merrem me shkrimet e tua të cilat i nxjerr nga vetvetja dhe asnjë të vërtet”, shkruan Brahimi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat